Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Botërorë të xhudos “Budapest 2021”, shkruan Insajderi.
Numri një në renditjen olimpike dhe botërore, pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga xhudistja e Mongolisë, Urantsetseg Munkhbat, në kategorinë -48 kg.
Pas dhjetë minutash luftë, Krasniqi u mund me tri vërejtje.
Kjo është hera e parë pas më shumë se tri vitesh që Distria mbetet pa medalje në një garë ndërkombëtare.
Ajo shënoi tri fitore, duke mundur Eva Csernovicki të Hungarisë, Sabina Giliazova të Rusisë dhe Laura Martinez të Spanjës, ndërsa raundin e parë e kishte kaluar pa luftë.
Në gjysëmfinale u mposht nga japonezja, Natsumi Tsonuda.
Kosova përfaqësohet edhe nga xhudistë tjerë në këtë garë në kategori tjera.
Akil e Nora Gjoka, si dhe Flaka Loxha do të garojnë të marten./insajderi.com