Rusia ka sulmuar edhe dy qytetet e Ukrianës, Ivano-Frankivsk dhe Lutsk, shkruan BBC Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sapo ka k" />

Dita e 16-të e luftës në Ukrainë: Rusia sulmon edhe dy qytete në Ukrainë, Ivano-Frankivsk dhe Lutsk

Dita e 16-të e luftës në Ukrainë: Rusia sulmon edhe dy qytete në Ukrainë, Ivano-Frankivsk dhe Lutsk

Rusia ka sulmuar edhe dy qytetet e Ukrianës, Ivano-Frankivsk dhe Lutsk, shkruan BBC

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sapo ka konfirmuar sulmet në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk, raportojnë mediat lokale.

Zyrtarët e mbrojtjes të Moskës u cituan të kenë thënë se “sulmet e tyre me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë” kishin goditur dy fusha ajrore ushtarake në qytetet në perëndim të Ukrainës.

Sulmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i bashkisë i Ivano-Frankivsk, Ruslan Martsinkiv e ka konfirmuar bombardimin e qytetit të tij në Ukrainën jugperëndimore nga Rusia.

Në një mesazh në Facebook , ai tha: “Armiku goditi Frankivsk”.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos shpërndanin foto dhe video të shpërthimeve dhe dukej se sugjeronte se një sistem alarmi i goditjes me raketa nuk funksionoi.

Dhe ai paralajmëroi banorët e lagjeve Krykhivtsi, Chukalivka, Opryshivtsi, Gorodok që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

“Rrini në shtëpi për sigurinë tuaj! Kur të kalojë rreziku – do t’ju njoftoj”, shton ai.

Siç kemi raportuar më parë, kjo shënon një territor të ri për sulmin rus, i cili më parë është fokusuar në kryeqytetin e Kievit dhe qytetet në lindje dhe jug të Ukrainës./Insajderi.com