![Dita e 21-të e luftës: Kievi goditet nga bombardimet ruse](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/03/744828e0-73db-4b25-be1a-859e6bda6ca2-730x440.jpg)
Kievi është goditur sërish nga forcat ruse në orët e para të mëngjesit.
‘Shërbimet e urgjencës së Kievit thonë se dy ndërtesa banimi u goditën nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit, transmeton BBC.
Një ndërtesë 12-katëshe është dëmtuar pasi është goditur nga bombardimet ruse në distriktin Shevchenkivskyi të Kievit të mërkurën në mëngjes.
Shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës ka thënë se bombardimi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa janë rrënuar disa ndërtesa.
Situata sa vjen e përkeqësohet, dhe qyteti është në gjendje të vështirë dhe në rrezik.
‘’Sulmi vjen ndërsa qyteti po zhytet nën një shtetrrethim. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky është një ‘’moment i vështire dhe i rrezikshëm’’ për kryeqytetin.