Forcat ushtarake ruse janë duke bombarduar qytetin Lviv në Ukrainë i cili gjendet afër kufirit me Poloninë. Raportohet se një objekt është goditur sot në mëngjes.
Qyteti Lviv është gjendet 80 kilometra larg kufirit me shtetin e Polonisë dhe se trupat ruse po konsiderojnë se në këtë regjion po kalojnë armët për ushtrinë ukrainase.
Jonah Fisher, korrespodenti i BBC-së deklaron se zona ishte konsideruar si “parajsë” brenda Ukrainës mirëpo bombardimet e fundit e kanë përgënjeshtruar këtë qetësi.
“Rusët po mundohen që të ndërpresin mbështetjen me logjistike për ushtrinë ukrainase e cila mendohet se po zhvillohet nëpërmjet Polonisë”, ka thënë ai.
Kjo është dita e 23 e luftimeve ndërmjet forcave ruse dhe forcave qeveritare në Ukrainë. Deri tani Rusia nuk ka treguar interesim për armëpushim. Qyteti Lviv popullohet nga 721 mijë banorë./Insajderi.com