Dita e 28-të e luftës: Rreth 100 mijë persona ende të bllokuar në Mariupolit

Dita e 28-të e luftës: Rreth 100 mijë persona ende të bllokuar në Mariupolit

Mariupol ka qenë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga forcat ruse për shkak të pozicionit të tij strategjik përgjatë kufirit jugor të Ukrainës.

Prej javësh tashmë, qyteti është granatuar pothuajse pa dallim, shkruan BBC.

Një raport i Human Rights Watch i lëshuar të hënën e përshkroi qytetin si “një peizazh ferri i mbushur me trupa të vdekur dhe ndërtesa të shkatërruara”.

Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rreth një e katërta e popullsisë – ose 100 mijë njerëz – janë ende të bllokuar në “kushte çnjerëzore”.

Ai përshkroi tmerrin e duruar nga banorët në fjalimin e tij të mesnatës:

“Pa ushqim. Pa ujë. Pa ilaç. Nën granatimet e vazhdueshme, nën bombardimet e vazhdueshme”.

Këto imazhe të reja satelitore nga firma Maxar Technologies tregojnë shkallën e dëmtimit të ditës së kaluar.

Zelensky tha gjithashtu se zyrtarët dhe aleatët ukrainas po bënin më të mirën e tyre për të sjellë ndihma në qytet dhe më shumë civilë jashtë, tha ai.

Të martën, rreth 7,000 njerëz arritën të arratiseshin nga qyteti, por ata që ikin janë sulmuar gjithashtu përgjatë korridoreve humanitare./Insajderi.com