Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë për herë të parë se “diktatori” Vladimir Putin po kryen gjenocid në Ukrainë.
Duke folur për nevojat e brendshme të energjisë në një fabrikë etanoli në Iowa, Biden tha “buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin tuaj – asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg”.
Duke folur me gazetarët në Iowa, teksa përgatitej të hipte në avionin “Air Force One”, Biden i qëndroi prapa komenteve të tij.
“Po, e quajta gjenocid. Është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë e të qenit – të jesh në gjendje të jesh ukrainas,” tha Biden.
“Sa më shumë prova po dalin nga – fjalë për fjalë, gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë.”, shtoi ai.
“Dhe ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua.”, tha i pari i shtetit amerikan.
Shtëpia e Bardhë më vonë dërgoi një transkript të komenteve të tij.
SHBA-ja është sanksionesja më e madhe e Rusisë dhe Biden është më i zëshmi në kundërshtim të Putinit.
Përndryshe, lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 49-të që prej se nisi më 24 shkurt të këtij viti. /Insajderi.com