![Dita e 56-të e luftës: Moskë: Rusia do t’i japë fund operacionit në Ukrainë kur të ndalen kërcënimet nga NATO](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/04/19d03574-5aaa-47ae-8176-c23af34f2ab3-730x440.jpg)
Sipas zyrtarëve të Moskës lufta në Ukrainë po ndodh për shkak të kërcënimeve nga NATO.
Zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Rusisë, Alexey Polishchuk, ka thënë se Operacioni ushtarak i Moskës do të përfundojë kur NATO të ndalojë përdorimin e territorit ukrainas për të kërcënuar Rusinë, shkruan BBC.
“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Midis tyre janë mbrojtja e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës, si dhe eliminimi i kërcënimeve ndaj Rusisë që vijnë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga Vendet e NATO-s”, tha Polischuk.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj se si NATO po kërcënonte Rusinë nga territori i Ukrainës.
Diplomati shtoi se operacioni “po shkonte siç ishte planifikuar” dhe se “të gjitha qëllimet e tij do të arrihen”.
Teksa lufta në Ukrainë po vazhdon, sanksionet ndaj Rusisë nga vendet e tjera po vazhdojnë.
Shtet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Anglia dhe Australia janë vetëm disa nga vendet që kanë sanksionuar Moskën./Insajderi.com