![Dita e 90-të e luftës: Ngjarjet e fundit nga lufta Ukrainë – Rusi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/05/Ukraina..-730x440.jpg)
Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë thotë se BE-ja është afër një marrëveshjeje për të ndaluar importet e naftës ruse – dhe ai foli gjithashtu për mundësinë e kufizimit të çmimeve globale të naftës për të tkurrur të ardhurat e Rusisë
Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Forumin Ekonomik Botëror se sanksionet “maksimale” duhet të përdoren kundër Rusisë.
Rusia ka shtuar sulmet e saj në pjesët jugore dhe lindore të vendit – një objektiv kyç ka qenë Severodonetsk, qyteti më i madh që është ende nën kontrollin e Ukrainës në provincën e Luhansk, raporton BBC.
Ndërkohë nacionalistët rusë po kritikojnë gjithnjë e më shumë dështimet ushtarake të Kremlinit në Ukrainë dhe bëjnë thirrje për mobilizim më të madh – të cilin Rusia “nuk është e gatshme dhe e paaftë ta ndjekë”, sipas Institutit për Studimin e Luftës.