Dita e fundit e Britanisë së Madhe në BE, Johnson thotë – po agon epoka e re

“Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do të thotë ndryshim dhe agim i epokës së re”, ka vlerësuar kryeministri britanik Boris Johnson i cili dëshiron ta bashkojë vendin pas tre vjet e gjysmë ndarjesh për shkak të Brexitit.

Dita e fundit e Britanisë së Madhe në BE, Johnson thotë – po agon epoka e re

“Ky nuk është fundi, por fillimi”,  do të  thotë lideri konservativ në adresimin e tij kombit sonte në orën 23:00 sipas kohës së Evropës së Mesme, një orë para daljes së Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të jetë vendi i parë i cili largohet nga BE-në.

“Ky është momenti kur agon agimi dhe ngritët perdja para aktit të ri”, qëndron në pjesët e fjalimit të përgatitur për sonte të cilin e ka publikuar kabineti i Johnsonit. “Ky është momenti i ripërtëritjes kombëtare dhe i ndryshimit”.

Johnson dëshiron të lë pas vetes ndarjet të cilat janë prezentë në vend pas referendumit të vitit 2016 në të cilin 52 për qind të britanikëve janë deklaruar për Brexit. “Puna jonë në qeveri – puna ime – është ta bashkojmë vendin dhe ta qojmë përpara”.

Kryeministri sot do të festojë Brexitin në Sanderlend në takimin e ministrave në të cilin do të kryesojë. Në këtë qytet të Anglisë verilindore, i cili në referendumin e vitit 2016 ka votuar për Brexit me 61 për qind, është fabrika më e madhe e veturave të prodhuesit japonez Nissan në Evropë.

Ardhmëria e kësaj fabrike do të ishte e pasigurt në rastin e Brexitit të fortë i cili u pengua duke falënderuar asaj që është arritur marrëveshja për shlyerje me Brukselin./Insajderi.com.