fbpx

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Dita e fundit e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian

Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 ulësesh.

Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet.

Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues./rel