
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka njoftuar se delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën e kufirit ukrainas-bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.
Delegacioni përfshin kreun e fraksionit të Shërbëtorit të Popullit Davyd Arakhamia, Ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës Oleksiy Reznikov, Këshilltarin e Shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak, zëvendës Shefin e Parë të Delegacionit të Ukrainës në TCG Andriy Kostin, Deputeti Rustem Umerov dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.
Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina.