Ditët Austriake në Meridian Express

Ditët Austriake në Meridian Express

Oda ekonomike Austriake, në bashkëpunim me kompaninë “Meridian Express”, po organizojnë “Ditët Austriake”.

Gjatë këtyre ditëve, keni rastin t’i degustoni produktet austriake në pikën e Meridian Express në pikën “Ekrem Rexha”- Dragodan.

Përpos produkteve dhe pjesës së marketit, në Meridian Kitchen do të servohen për degustim specialitete tradicionale të njohura për kulturën austriake, si: Weiner Schnitzel, Erdäpfelsalat, Gulash Austriak,  Erdäpfelsalat, si dhe dezertet autentike, si: Apple Strudel, Sacher Tora, Gugelhupf.

Aktiviteti do të mbahet nga datat: 28.10.2019 – 01.11.2019.