Ditët me diell të përshtatshme për kryerjen e spërkatjeve dhe plehërave

Ditët me diell të përshtatshme për kryerjen e spërkatjeve dhe plehërave

Me ardhjen e stinës se pranverës punët në fushë bëhen gjithnjë e më intensive. Ngritja e temperaturave ndikon në qarkullimin e lëngjeve bimore dhe me këtë rast fillon edhe faza e vegjetacionit tek pemët frutore dhe pas hapjes së sythave fillon lulëzimi.

Me paraqitjen e fazave të tjera vegjetative shfaqen edhe sëmundjet dhe dëmtuesit. Moti jo shumë i favorshëm që karakterizoi javët që shkuan, reshje dhe erëra të forta, ndikon në paraqitjen e sëmundjeve tek pemët drufrutore si dhe pemët e ulëta, siç janë Mjedra dhe Dredhëza.

IPKO- Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna interesante, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve.

Stacioni Temp. e Ajrit (max) Temp. e Tokës Shtypja Atmosferike
Peje 24 C 10 C 99 %
Gjilan 24 C 13 C 75 %
Podujeve 23 C 11 C 85 %

 

Me ngritjen e temperaturave të tokës dhe ajrit dhe pa prezencën e reshjeve krijohen kushte ideale për plehërimet foliare tek pemët. Po ashtu edhe spërkatjet kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve janë vendimtare të aplikohen në këtë kohë. Gjate fundjavës temperaturat do të jenë të larta dhe nuk do të ketë reshje, aplikimi i masave parandaluese me preparate kimike kundër sëmundjeve, do të ishte e preferueshme.

Fermerët mund të bëjnë edhe plehërimin foliare si ushqim për  kulturat si Mjedra dhe Dredhëza. Për spektrin dhe mënyrën e përdorimit të preparateve kimike dhe plehrave foliare, fermerët duhet të konsultohen me ekspertët e pemëtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Të gjithë fermerët që duan të pranojnë informata rreth kulturave bujqësore, duhet të regjistrohen, duke dërguar e-mail në [email protected], i cili duhet të përmbajë informata për kulturën dhe rajonin bujqësor, si dhe duhet të posedojnë apo të pajisen me numër të IPKO-së. Kjo pasi, informatat u komunikohen fermerëve përmes SMS-ve.