Neptun si rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, vjen me edicionin e tretë të zbritjeve speciale për këtë vit, të njohura si Ditët me FAT. Oferta do zgjasë 4 ditë me zbritje që shkojnë deri në 50% dhe me mundësinë e blerjes me këste 0% interes me të gjitha bankat, duke filluar nga 10 deri me 13 Tetor në të gjitha dyqanet e tij.
“Ditët me FAT është kampanja më atraktive në treg, që vë theksin tek Zbritjet Speciale që shkojnë deri në 50%, duke prekur kështu të gjitha kategoritë e produkteve nga brendet e ndryshme në maratonen e saj katër ditëshe. Kjo kampanjë është dizajnuar mbështetur në kërkesat e konsumatorëve dhe suksesi i saj i vazhdueshëm i adresohet pikërisht atyre. Prandaj përvec skemës së cmimeve fantastike me të cilën identifikohen, njihen dhe per experiencen e blerjes dhe sjelljen konsumatore që i takon një standarti të lartë, atij të tregut evropian që për Neptun është kriter i pakompromis. Vec tjerash një risi tjetër që duhet nënvizuar është produkti më i ri i Neptun i prezantuar si Paketa Komfort e cila mundeson zgjatjen e garancionit të produkteve për 2 vite shtesë dhe anëtarësim falas në programin e besnikërisë haPPy nga ku mund të përfitojnë çmime promocionale dhe benefite të tjera. Prandaj ju ftojme nga 10 deri me 13 Tetor në të gjitha dyqanet Neptun, që priten të shpalosen 2000 oferta me çmime super speciale dhe mundësinë e blerjes me keste 0% interes me të gjitha bankat ”: deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë e Marketingut në Neptun.
Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të
komunikimit. Neptun numëron 12 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën. Neptun Kosova është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.