Rikthimi i Cristiano Ronaldos me Manchester United ka filluar me fitore.
“Djajtë e kuq”, kanë mposhtur Newcastlen me rezultat 3-1, duke marrë kreun e tabelës në Premierligë, transmeton Insajderi.com.
Dy golat e parë për Unitedin i shënoi, Cristiano Ronaldo që përkundër moshës po tregon që ende mund të luajë në nivelet më të larta të futbollit.
Një eurogol në këtë takim e shënoi bashkëkombasi i Cristianos, Bruno Fernandes, kurse në fund të takimit golin e gjeti edhe Jessie Lingard.
Ndërsa, në anën tjetër, për Newcastlen golin e nderit e shënoi, Javier Manquillo.
Fitore ka arritur sot edhe Arsenali, pasi ka mposhtur Norwichin me rezultat 1-0.
Për ta siguruar fitoren e parë në këtë sezonë u përkujdes, Pierre Emerick Aubameyang në minutën e 66-të.
Ndërkohë, Norwichi mbetet ende pa pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara. Në këtë takim, Milot Rashica u fut në minutën e 69-të pa arritur të lë shenja në rezultat.
Në ndeshjet tjera u regjistruan këto rezultate:
Southampton 0-0 Ëest Ham United
Leicester City 0-1 Manchester City
Ëatford 0-2 Wolves/Insajderi.com