Djali i Arkanit i kërkon përballje boksierit të Kosovës

Djali i Arkanit i kërkon përballje boksierit të Kosovës

Boksieri serb, Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit Arkan, i Zhelkos dhe i këngëtares serbe Ceca, i ka kërkuar luftë në ring boksierit shqiptar Petrit Mazrekaj.

Boksieri Petrit Mazrekaj me prejardhje nga Kosova, që jeton e vepron në Austri, tha se do të boksojë me shumë dëshirë kundër tij.

“Djali i Arkanit me ka dërguar ofertë dhe e kam pranuar menjëherë, që të boksojë me të kah fundi i muajit gusht. Kësmet prej Zotit do të dal në ring, a ka gjë më të mirë si me t’u dhanë rastin e me rreh djalin e një kriminelit, siç ishte Arkani. Do të përgatitem mirë dhe do të jem në formë qind për qindtë”, tha Mazrekaj për gazetën “Bota sot”.

Mazrekaj bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBC. /Insajderi.com