Djali i Rubert Murdoch jep dorëheqje nga News Corp

Djali i Rubert Murdoch jep dorëheqje nga News Corp

James Murdoch, djali i vogël i Rupert Murdoch, është larguar nga bordi i News Corporation për arsye të mosmarrëveshjeve për shkak të përmbajtjes editoriale.

Ai tha se kishte mospajtime rreth strategjive të bëra prej kompanisë, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Murdoch, kohë më parë ka kritikuar News Corp, e cila përfshin wall Street Journal për mbulim të temës së ndryshimeve klimatike.

Në vitet e fundit, James Murdoch ka pasur shumë kundërthënie me babanë e tij, për shkak të bindjeve politike, thotë David willis, korrespondent nga BBC North America.

Përderisa Murdoch Senior, e ka përkrahur Donald Trump, James Murdoch ka kontribuar me shumë shuma të mëdha në kampanjën e rivalit të Trump, Joe Biden.

Ndarja e James Murdoch nga News Corp, do të shtojë influencën e të vëllait Lachlan, i cili ndan me të atin bindjet konzervative./Insajderi.com