Djali i Osama bin Laden thotë se do i hakmerret perëndimit

Djali i Osama bin Laden thotë se do i hakmerret perëndimit

Djali i liderit famëkeq të Al-Qaeda, Osama bin Laden, ka thënë se do të hakmerret ndaj perëndimit për vrasjen e babait të tij, ka thënë një ish-agjent i FBI-së.

Ali Soufan, që ishte udhëheqës i hetimeve në FBI për Al-Qaeda pas sulmeve të 11 shtatorit ka hulumtuar dokumente të Bin Laden, pas vrasjes së tij nga marinsat amerikanë në 2011 dhe aty gjendshin edhe letra të djalit të tij.

Hamza bin Laden, që tani duhet të jetë rreth 28 vjet në një vend shkruante; “rruga për në xhihad për hir të Allahut është arsye përse ne jetojmë”.

Hamza edhe tingëllon si babi i tij, thotë Soufan.

“Mesazhet e fundit të tij që kanë dalur ai jep fjalime njëjtë si babi i tij, duke përdorur fjalë, terminologji që përdorej nga Osama bin Laden”.

Hamza ka incizuar katër video-mesazhe në dy vjetët e fundit duke thirrur për sulem ndaj perëndimit.

“Ai kryesisht thotë ‘amerikanë, ne po vijim për ju dhe ju do ta ndjeni ardhjen tonë. Ne do të hakmerremi për atë që i bëtë babait tim, për Irakun, për Afganistanin”.