Djali padit prindërit për shkak të një koleksioni pornografik

Djali padit prindërit për shkak të një koleksioni pornografik

Një çift nga Michigani janë paditur nga vetë djali i tyre. Arsyeja është shkatërrimi i një koleksioni pornografik për të cilat ai thotë që kanë kushtuar dhjetëra mijëra dollarë. Djali tani po kërkon 86 mijë dollarë në formë kompensimi.

Telashet kishin filluar kur djali ishte kthyer të jetonte me prindërit e tij pasi ishte divorcuar me gruan. Më vonë, pasi ai kishte gjetur banesë të re dhe i kishte dërguar të gjitha gjërat e tij në adresën e re ai vërejti një mungesë të madhe. 12 kuti të paketuara me filma pornografikë mungonin.

Ai fillimisht kishte thirrur policinë për të hapur hetime ndaj prindërve të tij, por prokurori as nuk e morri parasysh kërkesën e tij. Babai ka pranuar që ka shkatërruar gjërat, por ai e ka bërë këtë për të mirën e djalit të tij.

Në një e-mail të dërguar për djalin e tij ai ka shkruar këto fjalë. “Beso apo jo, arsyeja që shkatërrova pornot tuaja ishte për të mirën tënde mendore dhe shëndetin tënd emocional… Do kisha vepruar njëjtë nëse do gjeja një kile kokainë. Një ditë do të më kuptosh.”, kishte shkruar ai.

Por djali i tij është ndier ndryshe, duke dërguar një padi. Ai thotë që koleksioni ishte unik për arsye se mbante disa filma të rrallë që nuk janë më në treg. Emrat e të përfshirëve nuk janë bërë publik