Djali shpenzon kursimet familjare prej 20,000 dollarësh në lojën kompjuterike Fortnite

Djali shpenzon kursimet familjare prej 20,000 dollarësh në lojën kompjuterike Fortnite

Një adoleshent i varur nga lojërat kompjuterike ka shpenzuar kursimet në vlerë prej 20,000 dollarësh të familjes së tij.

Shërbimet e kësaj loje mundësojnë të lojtarët të japin donacione dhe prindërit djalit nuk kanë arritur të i kthejnë paratë, raporton The Sun, shkruan Insajderi.

Prindërit të cilët kanë dashur të mbesin anonim për të mbrojtur identitetin e fëmijës së tyre kanë dhënë këto info në Reddit.

Nëna e djalit tregon: “Kur pash balancin e xhirollogarisë, me gjithë ato të kursyera të zhdukura, goja filloi të më dridhej dhe u desht të ulja kokën sepse në të kundërt do të alivanosesha”.

“Fillova të qaj. Nuk mund të besoja që ai ka bërë këtë gjë.”

Djalit i ishte dhënë kartela bankare e nënës së tij për pagesa shkollore, por ndërkohë ai filloi të transferonte para në lojën e tij të preferuar.

Kur ajo e konfrontoi, ai e pranoi që kishte shpenzuar shumë por nuk kishte ide që kjo shumë të arrinte 20,000.

“E vetmja mundësi është të ngris padi ndaj tim biri, përndryshe unë kurr nuk do arrij të i kthej paratë.”/Insajderi.