Një djalë nëntë vjeçar ka fituar gati 30 milionë dollarë këtë vit nga Youtube, me videot e tij ku ai shpaketon lodra dhe jep mendimet e tij mbi to, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Ryan Kaji, nga Texas, fitoi 29.5 milion dollarë nga kanali i tij në YouTube “Ryan’s World”, si dhe një vlerësim i mëtejshëm shkon në 200 milionë dollarë nga lodrat dhe veshjet e markës Ryan’s World, duke përfshirë pizhamet Marks & Spencer.
Ai gjithashtu nënshkroi një marrëveshje të pazbuluar, por me shumë mundësi miliona dollarë, për seritë e tij televizive në Nickelodeon.
Kaji, i cili përshkruhet si një “ndikues i fëmijëve”, filloi të bënte video në YouTube në nars të vitit 2015 pasi shikoi kanale të tjera të rishikimit të lodrave dhe e pyeti nënën e tij: “Pse nuk jam edhe unë në YouTube si fëmijët e tjerë?”
Familja e tij – i cili ndryshoi mbiemrin e tyre të vërtetë, Guan, në, Kaji – tani drejton nëntë kanale në YouTube.
Ryan’s World ishte më e popullarizuara me 41.7 milionë abonentë dhe 12.2 miliardë shikime.
Videoja më e njohur e Kajit, “Huge Eggs Surprise Toys Challenge”, ka më shumë se 2 miliardë shikime, duke e bërë atë një nga 60 videot më të shikuara ndonjëherë në YouTube. /Insajderi.com