Kampioni i dyfishtë i botës në Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, pati një aksident dje kur ra nga biçikleta e tij, gjë që e detyroi atë të operohej, njofton Insajderi.
Skuadra Alpine, për të cilën do të drejtojë sezonin e ardhshëm në Formula 1, tha se operacioni shkoi mirë dhe se piloti i tyre nuk do të ketë ndonjë problem në përgatitje për sezonin e ardhshëm.
“Mjekët zbuluan një frakturë në nofullën e sipërme dhe kryen një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme. Ata janë të kënaqur me përparimin dhe rikuperimin. Alonso do të qëndrojë dy ditë në spital nën mbikëqyrje të mjekut. Pas disa ditësh pushimi, ai do të mund të kthehet në stërvitje. Presim të jetë plotësisht i shëruar kur të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri”, tha Alpine në një deklaratë.
Alpine dje tha se 39 vjeçari Alonso u aksidentua ndërsa po ngiste një biçikletë në Zvicër. /Insajderi.com