Dje pinin cigare, sot fituan bindshëm ndaj Austrisë

Dje pinin cigare, sot fituan bindshëm ndaj Austrisë

Ekipi i Kosovës në futsall ka shënuar fitore të madhe dhe të lehtë ndaj Austrisë me rezultat 4-2 në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ishte nisur dje (e martë) për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit.

Dje u bë lajm i madh nisja e tyre pasi u fotografuan teksa pinin cigare.

Megjithatë, ekipi i Kosovës sot arriti të fitoi kundër kombëtares së Austrisë me epërsi prej dy golave (4-2), me pjesën e parë që u mbyll 4-0.

Golat për fitoren e Kosovës në futsall u shënuan nga Arbër Dobroshi (9’12”), Malush Qerimi (10’43”, 11’25”) dhe Dardan Topilla (10’54”).