Mbrojtësi i titullit të kampionit në tenis, Novak Gjokovic shënoi fitore të lehtë kundër tenistit të 114-të në botë Aslan Karatsev duke u kualifikuar për në finalen e “Australian Open 2021”, njofton Insajderi.
Tenisti serb mundi tenistin rus pastër me 3:0 në sete, me rezultat 6:3, 6:4 dhe 6:2 në ‘Arena Rod Laver’.
Numri një në botë arriti në finalen e ‘Australian Open’ për herë të nëntë në karrierën e tij.
Djokovic do të përballet me tenistin grek Stefanos Tsitsipas ose tenistin rus Daniil Medvedev në finale të dielën për të kërkuar titullin e tij të nëntë në turne. /Insajderi.com