Pep Guardiola ka folur për futbollistin e Manchester City, David Silva, që sivjet do të ndahet nga klubi pas dhjetë vitesh.
Në fakt, kontrata e tij skadon më 30 qershor, por sipas trajnerit spanjoll, futbollisti do të vazhdoj edhe disa ditë kontratën, për ti luajtur ndeshjet e Premier League deri në fund, për këtë sezon.
Mendohet që David Silva mund të jetë titullar në ndeshjen e të mërkurës ndaj Arsenal.
“Po, David do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Ai do t’i përfundojë ndeshjet e fundit pa shikues, por shpresojmë që ai dhe klubi të mund të organizojnë një lamtumirë të duhur para shikuesve” ka thënë Guardiola.
34-vjeçari ka fituar katër tituj të Premier League, pesë Kupa EFL dhe dy Kupa të FA – e para nga të cilat në vitin 2011 që i dha fund pritjes 35 vjeçare për titull të Manchester City.
/Insajderi.com/