Do të mendojnë që jam Mike Tyson, flet aktori që do të luaj në filmin për të

Do të mendojnë që jam Mike Tyson, flet aktori që do të luaj në filmin për të

Jamie Foxx është aktori që do ta luajë rolin e Mike Tyson, në filmin biografik të boksierit legjendar.

Filmi mendohet se do ta ketë emrin ‘Iron Mike’ në shqip ‘Majku i hekurt’, nofkë të cilën Tyson e kishte kur boksonte.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në internet, Foxx shihet se si e ka ndërtuar trupin, duke tentuar t’i përngjajë sa më shumë boksierit kur ishte aktiv.

Janë bërë disa dokumentarë dhe filma në të kaluarën për Mike Tyson, por ky me Jamie Foxx do të jetë ndryshe, sepse vet boksieri është duke punuar ngushtë me Foxx dhe gjithë regjisorët.


‘Do të jem 94kg kur të nisin xhirimet, me mbi 100kg në pjesën tjetër të filmit. Ju garantoj se njerëzit do të ndalen në rrugë dhe do të më kërkojnë autograf duke menduar se jam Mike Tyson’, ka thënë Jamie Foxx për mediet amerikane.


Nuk dihet data apo viti i saktë i premierës së këtij filmi.

 /Insajderi.com/