Do të qëndroj te Partizani

Do të qëndroj te Partizani

Gazeta e portale në Shqipëri shkruan ditë më parë se portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Partizanit të Tiranës Alban Hoxha, ka gjasa të ndërroj ekip pas shtatë vjetësh.

U përmendën, Tirana, Kukësi dhe Prishtina, ku kjo e fundit shihej alternativë interesante dhe joshëse për 32 vjeçarin Hoxha.

Megjithatë, duket se klubi ku luan aktualisht ka reaguar shpejt duke i ofruar kontratë edhe për një sezon tjetër, marrëveshje e cila do të përfundonte në fund të këtij qershori.

Jo zyrtarisht, mendohet që Alban Hoxha e ka nënshkruar kontratën që do të ishte e vlefshme deri në fund të qershorit 2021.

/Insajderi.com/