“Do të të puth, por mos më kafsho”, Papa sërish në qendër të vëmendjes

“Do të të puth, por mos më kafsho”, Papa sërish në qendër të vëmendjes

Papa Françesku rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje aziatike në sheshin e “Shën Pjetrit”, natën e Vitit të Ri.

Ati i Shenjtë u rikthye pranë besimtarëve dhe u takua me pelegrinët në sallën Paolo VI, pas dëgjesës së përgjithshme. Mes tyre ishte dhe një murgeshë afrikane, entuziaste në maksimum që donte të takonte kreun e Kishës. Papa Françesku e pa murgeshën dhe i tha “Kam frikë! Ti kafshon! Do të të jap puthjen, por rri e qetë, mos kafsho” dhe më pas e përqafoi.

E gjithë situata është komentuar si një ironi nga ana e Papës pas incidentit që ndodhi për Vitin e Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua. Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e goditur në dorë që ta lëshonte. Papa kërkoi menjëherë falje për ngjarjen dhe shembullin e keq duke pranuar se kishte humbur durimin.