
19 vjeçarja Alice Sidebotham u gjet e varur në mal. Pak para se të vdiste, kishte shkruar një letër. “Do të vdes gjithsesi”, shkruhej në letrën e saj.
Familja e viktimës kishte thënë se ajo i kishte marrë trajtimet e duhura. Në moshën 18 vjeçare ajo filloi të jetonte vetëm, me pretekstin se dëshironte të jetonte ato pjesë të jetës që i ka humbur sa kishte qenë duke marrë trajtimet, raportoi “Mirror”.
Në moshën e adoleshencës, Alica u shëndrrua në një person me ndryshime të shpeshta të disponimit. Ndërsa në moshën 15 vjeçare kishte provuar ta mbyste vetën, por vëllau i saj e kishte gjetur dhe e kishte ndaluar atë.
Edhe në vitin 2016 kishte provuar të kalonte në overdorzë me paracetamol. Ajo e çoi veten në spital sepse e dinte që nuk kishte marrë mjaftushëm.
E njëjta edhe në vitin 2017, provoi të njëtën mënyrë, por arriti të shpëtonte. Ndërsa në tentimin e fundit për ta vetëvrarë veten rezultoi me vdekje.