Njësitet e Doganës kanë parandaluar 17 tentim mashtrime përmes faturave te manipuluara.
“Sektorët e specializuar të Doganës së Kosovës, në saje të një operacioni të organizuar për të luftuar mashtrimet doganore dhe kontrabandën, vetëm gjatë datës 26 Gusht, kanë arritur të zbulojnë 17 raste të mashtrimit, kryesisht në importin e veturave. Mashtrimet e dyshuara janë bërë me qëllim që të zbatohen vlera më të ulëta të pagesës së detyrimeve”, thuhet në njoftim.
Si rrjedhojë e këtij plani janë shqiptuar 10 kundërvajtje doganore dhe janë iniciuar për hetim penal 2 raste, që kanë pasur shmangie më larta.
Rastet tjera janë duke u administruar derisa të përfundohen procedurat e nevojshme të verifikimit.
“Dogana e Kosovës është në dijeni për tentim mashtrimet në këtë fushë dhe kërkon nga subjektet tregtare dhe qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të përmbahen nga mashtrimet në cilëndo formë të mundshme”. /Insajderi.com