
Dogana e Kosovës njofton se në pesë muajt e parë të këtij viti ka shënuar rekord të të hyrave.
Siç bëhet e ditur në njoftim, për herë të parë janë arkëtuar mbi 500 milionë euro, apo 27.6 për qind më shumë se në pesë muajt e parë të vitit të kaluar.
“Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoi se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësojë një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor”, thuhet në kumtesë./Insajderi.com