Dogana e Kosovës e ka rritur performancën e të të hyrave duke i tejkaluar ato të vitit 2020 për mbi 9%.
Zëdhënësi i Doganës, Adratik Stavileci ka thënë se mbledhja e të hyrave gjatë janarit të këtij viti ka shënuar rritje.
“Ne kemi si masë matëse performancën mujore të doagëns, dhe nëse e shohim në aspektin krahasimor janari i vitit 2020 me janarin e vitit 2021 ne vërejmë që kemi arritur mbledhje të të hyrave më të mëdha se sa pjesa paraprake e vitit.
“2021 ka arritur deri tash mbi 80 milionë euro, deri sa vitit 2020 ka pasur 72 milionë euro, pse është kjo do të thotë se arsyeja se pandemia ka filluar në muajin shkurt dhe është edhe impakti në të hyra apo ndikimi direkt në të hyra ku ka filluar prej muajit shkurt e tutje, derisa janari i 2020 dhe janari i 2021 tregojnë që në përgjithësi performanca ekonomike e Kosovës është duke shkuar në drejtim të duhur, gjithashtu edhe performanca e doganës ka tejkaluar pritshmërinë tona”.
Stavileci tutje ka thënë se planifikimet e Doganës për vitin 2021 është të tejkalohet shuma prej 1 miliard euro.
Madje ai ka treguar për EO se edhe vitin që lamë pas po të njëjta plane i ka pasur Dogana, mirëpo si rezultat i pandemisë nuk është arritur që t’i realizojë./Insajderi.com