Dominic Calvert-Lewin, “bomberi” i Evertonit

Dominic Calvert-Lewin, “bomberi” i Evertonit

16 golat e shënuar nga Dominic Calvert-Lewin në sezonën e kaluar në Premierligë nga shumë njerëz u konsideruan si formë e momentit dhe asgjë më shumë.

Por, sulmuesi i Evertonit është duke dëshmuar edhe në këtë fillim të kampionatit që është ndër sulmuesit më të rrezikshëm në Premierligë, shkruan Insajderi.com.

Shtatëgjati ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e para këtë sezonë, duke qëndruar në hap me golashënuesit tjerë.

Më shumë gola se ai kanë vetëm Mohamed Salah dhe Michail Antonio të cilët kanë shënuar nga katër herë.

24 vjeçari tashmë është pjesë e rregullt e kombëtares angleze, ndërsa në Euro 2020 kishte zhvilluar gjithsej dy paraqitje.

Me ardhjen e Gray dhe Tousend dhe rikthiminin e James Rodriguez nga lëndimi, loja ofansive e “The Tofes” është bërë edhe më e rrezikshme, ndërsa mbetet të shihet se sa do të përshtaten ndërmjet vete.

Në krye me Rafael Benitez në Evertoni gjendet në vendin e katërt në tabelën klasifikuese me dhjetë pikë, aq sa kanë Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United, që gjenden në pozitat më lartë për shkak të golaverazhit më të mirë./Insajderi.com