
Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka vendosur të anulojë takimin me homologun e tij rus Vladimir Putin në margjinat e samitit të G20 në Argjentinë, për shkak të krizës në Ukrainë.
“Duke u bazuar në faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa se do të ishte më mirë për të gjitha palët e interesuara të anulonin takimin tim të caktuar më herët në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin”, shkruan Trump në llogarinë e tij Twitter.