Ai mund të dojë që Amerika të jetë e para, por duket se Donald Trump ka ide të tjera kur është fjala për gruan e tij.
Presidenti është kapur në kamera duke lënë gruan e tij, Melania Trump jashtë në shi teksa komentonte përpara kamerave.
Në vend që të ishte i sjellshëm dhe të sigurohej që ajo nuk do të lagej, Trump u befasua nga prania e kamerave të lajmeve televizive të cilat ishin duke qëndruar pranë shtëpisë së Shtëpisë së Bardhë duke pritur që ta filmonin atë në momentet që ai do të nisej me një helikopter të marinës.
Devijimi i tij e zuri Melaninë në befasi dhe ajo u habit kur burri i saj ecte drejt kamerave pa i ofruar ndonjë mbrojtjeje nga shiu. Çifti po përgatitej që të shkonte në Florida e cila është rrënuar nga stuhia për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga Uragani Michael.