Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të emërojë një zëvendësuese të Ruth Bader Ginsburg deri në fund të javës dhe i kërkoi Senatit të kontrolluar nga Republikanët të konfirmojë zgjedhjen e saj në Gjykatën Supreme përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Plani i Trump-it ka shkaktuar një betejë me aksione të larta përpara zgjedhjeve.
Trump do të zëvendësonte Ginsburg, një guximtare liberale e cila vdiq të premten në moshën 87 vjeçare.
Presidenti duket se ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme në Senatin Amerikan për të fituar miratimin për të nominuarin e tij, raporton BBC.
Kjo do të krijonte një shumicë të prirur nga e djathta në gjykatë për dekada.
Bilanci ideologjik i gjykatës me nëntë anëtarë është thelbësor për vendimet e saj mbi çështjet më të rëndësishme në ligjin e SHBA. /Insajderi.com