Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar mbi shpërthimin e fuqishëm në Beirut-ku deri më tani janë raportuar mbi 78 të vdekur.
“Lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre në Beirut. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë”, tha Trump në një konferencë ku po komentonte për zhvillimet në Beirut, transmeton Insajderi.
“Unë kam takuar disa nga gjeneralët tonë dhe sipas tyre, ky shpërthim nuk është ndonjë aksident, por një sulm me bombë ose diçka e tillë.”, shtoi Trump.
Akoma nuk ka një deklarim zyrtar nga autoritetet e Beirut-it, pas këtyre deklaratave të Donald Trump. Më herët gjatë ditës-ministri i punëve të brendshme, deklaroi nga Beirut se dyshohet për një aksident.
E gjithë bota është duke u solidarizuar me Beirut-in./Insajderi.com.
REPORTER: Are you confident the Beirut explosion was an attack?
TRUMP: "I've met with some of our great generals & they seem to feel that it was. They seem to think it was a bomb of some kind, yes."pic.twitter.com/xeHMRfGNEU
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) August 4, 2020