Donis Avdiaj, i cili ishte lojtar i lirë pasi ndërpreu kontratën me Hart of Midlothian, tashmë është prezantuar te skuadra e re, njofton Insajderi.
Futbollisti 24 vjeçar do të vazhdojë karrierën te skuadra e Emmen në kampionatin holandez. Avdijaj është prezantuar ditën e sotme te skuadra holandez dhe do të nisë në aventurë të re në Holandë.
Sulmuesi shihej si një lojtar me të ardhme të ndritur, gjatë kohës kur ishte pjesë e Shalke 04 dhe se dikur kishte klauzolën e lirimit 50 milionë euro, por karriera e tij nuk ka shkuar edhe aq mirë, teksa pas aventurave me Vilhemin dhe Rodën, tashmë ai është kthyer përsëri në Holandë.
Me këtë lëvizje në karrierën e tij, Avdijaj do të tentoj të bind përsëri përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes, që ta ftoj përsëri në Përfaqësuese. /Insajderi.com
Welkom Donis! #17 pic.twitter.com/Q2opiGl1Ta
— FC Emmen (@FC_Emmen) November 12, 2020