Donjeta Sadiku, boksierja kosovare kalon në finalen e “Ballkan”

Donjeta Sadiku, boksierja kosovare kalon në finalen e “Ballkan”

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka kaluar në finalen e madhe të boksit, në turneun ndërkombëtar “Ballkan”, që po mbahet në kryeqytetin bullgar të Sofjes, njofton Insajderi.

Rruga për në finale, nuk ishte e lehtë për boksieren nga Kosova me një perspektivë të madhe, Donjeta Sadikun, e cila mposhti boksieren bullgare, Aslahan Mehmedova, në shtëpinë e vet.

Ditën e nesërme (të shtunën), boksierja Donjeta Sadiku, do të ndeshet në finale me kampionen botërore nga Brazili, Beatriz Ferreira, në kategorinë deri në 60 kilogramë. /Insajderi.com