Donny Van de Beek humbet EURO 2020

Donny Van de Beek humbet EURO 2020

Kombëtarja holandeze ka njoftuar se mesfushori i tyre, Donny van de Beek do të humbas EURO 2020 shkaku i lëndimit, transmeton Insajderi.

Van De Beek është lojtari i dytë që humbet Evropianin për “tulipanët”.

Edhe Virgil van Dijk kishte njoftuar pak para se të bëheshin publike listat e lojtarëve për EURO 2020, se nuk do të ishte pjesë e kombëtares për shkak të lëndimit.

24 vjeçari u transferua te Manchester United verën e kaluar nga Ajaxi për 35 milion euro.

Ai zhvilloi 19 ndeshje në Premier League, por paraqitjet e tij ishin zhgënjyese./insajderi.com