Sa ishte pjesë e Ajaxit, Donny van de Beek konsiderohej si njëri nga talentët më të mëdhenjë në Holandë, por te Manchester United ai e ka humbur shkëqlimin.
I ulur në bankën rezervë, pa mundësi të mëdha loje, sipas “The Sport Bible” ai po e mendon largimin nga “Teatri i Ëndrrave”, transmeton Insajderi.com.
Por, ai duket që nuk do të largojet plotësisht nga Anglia, pasi për të interesim ka shprehur Evertoni.
Drejtori sportive i Evertonit, Marcel Brands, ka konfirmuar se klubi ishte i interesuar për të nënshkruar me Donny Van de Beek gjatë verës dhe mund të duket se do ta bëjë këtë përsëri në janar.
“Toffees” u përfol se ishin afër nënshkrimit me holandezin në huazim në ditët e fundit të dritares së transferimit të gushtit, por nuk arritën të arrijnë marrëveshjen. Në fund të merkatos, mora një telefonatë nga Guido Albers, agjenti i tij, se ai mund të huazohej në fund të fundit. Por në minutën e fundit ajo u anulua. U ndal përsëri”, ka thënë Brands për mediat angleze.
Që kur u transferua në Old Trafford verën e kaluar, mefushori holandez ka bërë vetëm 39 paraqitje në të gjitha garat dhe shumicën i ka nisur nga stoli, ndërsa ka regjistruar një gol dhe dy asistime.
Para tij, Ole Gun Solskjaer po preferon që në lojë të inkuadrojë Pual Pogban, Bruno Fernandes ose edhe Fred.
Çmimi i tij në tregun e treansfereve sipas “Transfermarket” koniserohet të jetë 25 milionë euro./Insajderi.com