Doony van de Beek tek United e kryer – e konfirmojnë babai i tij dhe van Dijk

Doony van de Beek tek United e kryer – e konfirmojnë babai i tij dhe van Dijk

Mesfushori i Ajax dhe i kombëtares holandeze, Donny van de Beek, do të bëhet lojtari më i ri i Manchester United, pas marrëveshjes për transferimin e tij nga Ajax tek klubi nga Anglia.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Është moment krenarie për vendin nga ne jemi. Ky është një moment ideal për një hap të tillë të madh në një klub të tillë të madh”, tha babai i lojtarit”, transmeton Insajderi.

“Ai kishte oferta të shumta dhe të ndryshme dhe ai e mori vendimin vet” shtoi ai.

Edhe kapiteni i kombëtares holadeze, qendër mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, ka komentuar mbi këtë transferim. “I uroj më të mirën atij. Kjo është një gjë e mrekullueshme për të. Ky është një hap i madh për të dhe një gjë e mirë për një holandez të luaj në një ekip të tillë”, tha van Dijk.

40 milion euro i janë paguar ekipit të Ajax, nga Manchester United për shërbimet e mesfushorit.

Thuhet se përveç United, të interesuar konkretisht për të, ishin edhe ekipet si Manchester City, Real Madrid, Barcelona dhe Tottenham./Insajderi.com.