"Rreziku për shuarje"

Dorëhiqen kryesia dhe donatorët e KF Arbëria

Klubi i futbollit Arbëria është në rrezik të shuarjes. Sot kanë dhënë dorëheqje kryesia e klubit së bashku me donatorët. Ky vendim vjen pas pakënaqësisë së banorëve të fshatit Dobrajë rreth ecurisë së klubit.

Dorëhiqen kryesia dhe donatorët e KF Arbëria

Nëpërmjet një komunikate zyrtare për media në faqen zyrtare në Facebook, KF Abrëria njofton se sot kanë dhënë dorëheqje kryesia e klubit së bashku me donatorët, njofton insajderi.

Ky vendim ka ardhur pas pakënaqësisë se banorëve të fshatit Dobrajë, të cilët sipas reagimit të kryesisë së dorëhequr tashmë, “nuk ia kanë dashur të mirën e klubit dhe vetë fshatit”.

“Arsyeja e dorëheqjes është se pas disa pakënaqësive të individeve të fshatit tonë të cilët nuk ja dashtën të miren KF Arbëria dhe vetë fshatit. E kemi parë të arsyeshme që të lirojmë pozitat tona edhe pse kemi arritur të gjitha synimet e planifikuara me dekada të tëra dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe planifikimet edhe për Superligë por për shkak të këtyre individeve kemi ardhur deri te ky vendim”. /Insajderi.com<