Transferimi i Haaland do t’i sjellë Dortmndit plot 75 milionë euro.
Ai do të largohet për te Manchester City, por klubi gjerman nuk do të mbes pa zëvendësues të tij.
Tashmë veçse e kryer, Karim Adeyemi i Salzburgut do të zë vendin e tij te BVB, raporton Fabrizio Romano.
“Borussia Dortmund do të investojë 38 milionë euro për Adeyemi dhe do të dëshirojë të nënshkruajë edhe një sulmues më shumë këtë verë”, raporton gazetari.
22 vjeçari i talentuar ka 19 gola dhe katër asiste në 27 paraqitje në këtë edicion të Bundesligës austriake.
Çfarë e bën edhe më të rrezikshëm për kundërshtarët, është fakti se Adeyemi ka aftësinë të luaj në dy khrahët e sulmit – përpos qendrës ku edhe aktivizihet më së shpeshti.
Momentalisht, vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionëve, sipas “transfermarkt”.
Përndryshe, majtaku ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë pasi është i lindur në Munich, edhe pse ka mundur të jetë pjesë e Nigerisë. /Insajderi.com