Klubi gjerman i futbollit Borussia Dortmund do të presë sonte me fillim nga ora 21:00 klubin spanjoll Sevilla në ndeshjen e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit, njofton Insajderi.
Ndeshja e cila do të luhet në ‘Signal Iduna Park’ në Dortmund, ku drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari turk Cuneyt Cakir.
Klubi gjerman i futbollit është në avantazh 3:2 pas ndeshjes së parë ndaj Sevilla-s.
“Presim një performancë shumë të mirë nga Sevilla, edhe nëse rezultatet e tyre të fundit nuk kanë qenë aq të mira. Jemi duke u përgatitur që të tregojmë një nivel shumë të ndryshëm të intensitetit në Dortmund”, tha Edin Terzic, trajneri i përkohshëm i Dortmund për faqen zyrtare të UEFA-s.
Trajneri i Sevilla-s, Julen Lopetegui, tha se ata do të japin më të mirën e tyre kundër Dortmund-it.
“E dimë që para nesh është një lojë që do të krijojë pritje. Dortmund është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ka lojtarë shumë të mirë. Haaland është një lojtar i klasit botëror”, shtoi ai.
Në një përplasje tjetër të së martës, klubi italian Juventusi do të presë klubin portugez Porto në ‘Juventus Stadium’ në Torino, ndërsa loja do të drejtohet nga arbitri holandez Bjorn Kuipers.
Porto ka një epërsi të ngushtë pas fitores 2:1 ndaj Juventusit në ‘Estadio do Dragao’ në përballjen e parë të ndeshjes së të tetës së finales.
Ndeshjet:
– E martë
Borussia Dortmund – Sevilla (3:2)
Juventus – Porto (1:2)
– E mërkurë
Liverpool – Leipzig (2:0)
Paris Saint-Germain – Barcelona (4:1)
– 16 mars
Real Madrid – Atalanta (1:0)
Manchester City – Borussia Monchengladbach (2:0)
– 17 mars
Chelsea – Atletico Madrid (1:0)
Bayern Munich – Lazio (4:1)
/Insajderi.com