Bayern Munchen ka fituar titullin kampion pa hyrë në fushën e lojës. Bavarezët kërkonin fitoren në takimin që do të zhvillojnë në pasditen e sotme kundër Monchegladbach për ta mbyllur matematikisht Bundesligën për vitin e nëntë radhazi. Por dhurata më e bukur i ka ardhur nga Dortmundi, njofton Insajderi.
Këta të fundit kanë mundur Leipzig me shifrat 3-2. Pas kësaj fitore, Leipzig mban vendin e dytë me shtatë pikë larg Bayern kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi. Pra edhe matematikisht bavarezët janë shpallur kampion pa qenë nevoja që të fitojnë me patjetër në ndeshjen e pasdites së sotme. Dominim absolut i nisur që nga sezoni 2012-2013 dhe që duket se nuk do të njoh fundin për një kohë të gjatë. /Insajderi.com