
Erling Haaland është një nga emrat më të përfolur në merkato, ku shumë ekipe duan të kenë pjesë të tyre norvegjezin, i cili i ka mahnitur të gjithë me formën e tij, njofton Insajderi.
Nga Spanja në Angli, por dhe Bayern Munchen në Gjermani, emri i Haaland gjendet kudo mes ekipeve të mëdha që kërkojnë një “bomber” për të ardhmen.
Fillimisht u përfol se biondi norvegjez nuk ishte në shitje, por përballë një presioni shumë të madh edhe drejtuesit e Dortmund duken të dorëzuar.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, ‘verdhezinjtë’ kanë vendosur të lënë të lirë Haaland-in, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë. Gjithnjë sipas “Bild”, çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të paguaj minimalisht 150 milionë euro.
Kjo nuk është një shifër e lartë duke pasur parasysh potencialin e Haaland, por në këtë kohë krizë mbetet një shifër e vështirë për t’u paguar. /Insajderi.com