
Borussia Dortmund i ka dhënë ultimatum ekipt të Manchester United se nëse duan të nënshkruajn me Sanchon, duhet ta bëjnë para datës 10 Gusht.
Gazeta gjermane Bild, ka shpjeguar se këtë ultimatum Dortmund e ka dhënë për 2 arsye. E para është që ata duan t’i bëjnë presion United që të paguaj shumën e kërkuar nga ta dhe e dyta është se nëse ata e shesin, të kenë kohë të mjaftueshme për ta zëvendësuar atë, transmeton Insajderi.
Bild gjithashtu sot ka publikuar një lajm ku thotë se Sancho po e shqyrton si opsion, pasi akoma nuk është 100% i bindur të kalojë tek United dhe se ai po pret për të parë nëse klubi anglezë do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm./Insajderi.com