
Borussia Dortmund e ka suspenduar Ousmane Dembelen
Ylli i ri francez, Ousmane Dembelen ka marrë një goditje nga Borussia Dortmund. Klubi gjerman e ka suspenduar lojtarin, i cili po kërkon që të transferohet te Barcelona.
Dembelen gjatë kësaj jave kishte braktisur stërvitjet e klubit gjerman, si shenjë revolte për mos shitjen te skuadra e Barcelonës. Por, kjo i ka kushtuar.
“Borussia Dortmund ka vendosur të vazhdojë pezullimin e lojtarit Ousmane Dembele nga stërvitjet e ekipit të parë deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.
Mbetet të shihet nëse Dortmund do ta shes Dembelen në Barcelonë, apo do ta mbajë në klub të paktën edhe një vit.