Dortmundi ka mposhtur 1-3 Leipzigun, në kryesfidën e javës së 15-të të Bundesligës gjermane, njofton Insajderi.
Skuadra nga Dortmundi ka triumfuar ndaj një rivali direkt siç është Leipzig, me anë të një dopiete të bomberit norvegjez Erling Haaland dhe golit të Jadon Sancho-s, të gjitha të realizuara në fraksionin e dytë të lojës, respektivisht në minutën e 55-të, 71-të dhe 84-të. Ndërsa për skuadrën vendase shënoi Sorloth në minutën e 90-të.
Me këtë sukses Dortmundi ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 28 pikëve, ndërsa Leipzig renditet në vendin e dytë me 31 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com